E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin e Italisë, Xhorxho Napolitano për Festën Kombëtare të Italisë.

2 qershor 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano, me rastin e Festës Kombëtare të Italisë.

“I nderuar Zoti President,

Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Italisë kam kënaqësinë e veçantë t’Ju përcjell urimet e mia më të ngrohta për begatinë dhe lumturinë e popullit mik italian dhe Tuajën personale!

Kjo ditë e shënuar për kombin Tuaj, më jep rastin të shpreh vullnetin dhe bindjen time të thellë se me angazhimin tonë të përbashkët, marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Italisë, do të njohin zhvillim të mëtejshëm, në të mirë të dy popujve e vendeve tona, paqes, stabilitetit dhe përparimit të vendeve të rajonit të Ballkanit drejt familjes së madhe evropiane.

Duke shpresuar në një takim sa më të afërt me Ju në Tiranë ose Romë, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, së bashku me urimet më të sinqerta për këtë ngjarje të shënuar, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, - thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›