Presidenti Topi priti sot Zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Franko Fratini.

7 mars 2008
Presidenti i Republikës Bamir Topi priti sot Zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Franko Fratini dhe delegacionin që e shoqëronte gjatë vizitës zyrtare në Tiranë
President Topi, pasi falenderoi Zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, zotin Franko Fratini, për vizitën e tij në Tiranë duke e vlerësuar atë si tepër të rëndësishme për nisjen e dialogut politik për liberalizmin e vizave mes Shqipërisë dhe BE-së, për kontributin e tij në përparimin e këtij procesi me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe për mbështetjen e nxitjen e vazhdueshme që ai personalisht po u jep proceseve integruese të vendeve tona, vuri në pah klimën e re të dialogut dhe bashkëpunimit politik që po mbizotëron në Shqipëri me synim kryerjen e sukseshme të reformave dhe sfidave integruese për në NATO dhe më pas në Bashkimin Europian.
Kreu u Shtetit nënvizoi rëndësinë e nisjes së dialogut për çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë, të cilëve u ka qenë privuar për një kohë të gjatë aksesi në botën perëndimore.
Presidenti i Republikës, pasi vuri në dukje rolin moderues dhe të rëndësishëm të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon, shprehu gjithashtu kënaqësinë që shteti i ri i Kosovës ka një mbështetje të gjerë brenda Bashkimit Evropian dhe besimin që Kosova e pavarur, e lirë, demokratike dhe respektuese e të gjitha standardeve të pakicave është zgjidhja më e mirë e mundshme për qëndrueshmërinë, paqen e stabilitetin përfundimtar në Ballkan.
Presidenti Topi theksoi gjithashtu edhe rëndësinë e reformës në drejtësi që po kryhet me seriozitetin dhe profesionalizmin e duhur, si edhe vuri në pah vullnetin politik të të gjitha palëve për bashkëpunimin një një sërë reformash dhe ndërmarrjesh të tjera si reforma e pritshme zgjedhore, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në shërbim të marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO gjatë Samitit të ardhshëm të Bukureshtit dhe më tej në Bashkimin Europian.
Zoti Fratini, pasi shprehu kënaqësinë për transformimet dhe arritjet e mëdha pozitive të Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit për në NATO dhe BE si zhvillimi i sukseshëm i reformave në gjyqësor, në ekonomi, etj., i luftës pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit, theksoi që vendi ynë do të gëzojë mbështetjen e tij të plotë dhe të strukturave të Komisionit Europian jo vetëm për çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë dhe të mbarë Ballkanit Perëndimor, por edhe për anëtarësimin sa më të shpejtë e të sigurt në familjen e madhe europiane dhe strukturat euro-atlantike duke zënë vendin e tij mëse të merituar.