Presidenti Topi uron të gjitha gratë, nënat, motrat dhe vajzat shqiptare me rastin e Festës së tyre, 8 marsit.
7 mars 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi uron të gjitha gratë, nënat, motrat dhe vajzat shqiptare me rastin e Festës së tyre, 8 marsit.
“Festa juaj më jep kënaqësinë e veçantë që t’ju uroj përzemërsisht, dhe në emër të gjithë popullit shqiptar, Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Grave! Kjo ditë e shënuar shpreh gjithë kuptimin dhe burimin e jetës njerëzore, ku roli i grave, nënave e motrave është i pazëvendësueshëm në ekzistencën tonë.
Me këtë rast, përfitoj nga kjo ditë feste për t’ju uruar më tepër lumturi, gëzime, kurajo dhe dashuri, në mënyrë që të gjitha këto vlera t’jua mëkoni dhe përçoni edhe fëmijëve tuaj, që Shqipëria të zhvillohet dhe ndërtohet mbi vlerat më të mira njerëzore”.