Presidenti Topi uron Presidentin e Lituanisë, Valdas Adamkus, për Festën Kombëtare.
16 shkurt 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Repubikës së Lituanisë, Valdas Adamkus me rastin e Festës Kombëtare.
“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që, me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Lituanisë, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, t’Ju shpreh Juve dhe popullit mik lituanez urimet më të përzemërta!
Më lejoni, Zoti President, të vë në dukje se ne vlerësojmë lart përvojën integruese të vendit Tuaj, si dhe të shpreh besimin në vazhdimësinë e mbështetjes që Lituania i jep Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik.
Me këtë rast, shpreh angazhimin tim për vijueshmërinë e marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit midis dy vendeve tona, si dhe bindjen për konsolidimin e thellimin e mëtejshëm të tyre.
Me dëshirën për t’u takuar së afërmi në Tiranë ose në Vilnius, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, - shkruhet në mesazhin e Presidentit Topi.