Presidenti Topi viziton të plagosurit në Spitalin Ushtarak dhe bëri thirrje për të ruajtur qetësinë.

15 mars 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga i gjithë stafi drejtues i Presidencës dhe nga Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, vizitoi sot pasdite të plagosurit e shumtë si pasojë e shpërthimit tragjik në Gërdec të Vorës, që po kurohen në Spitalin Ushtarak të Tiranës, nga ku Presidenti bëri thirrje për qetësi, duke siguruar që të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë dhe po punojnë për administrimin dhe stabilizimin e situatës.
Në një prononcim të shkurtër për mediat Kryetari i Shtetit u shpreh: “Sigurisht, ishte një vizitë shumë e shkurtër në Spitalin Ushtarak, sepse ky është momenti që duhet të lejojmë stafet mjekësore, duhet të lejojmë forcat e policisë që të punojnë, të punojnë në kushte qetësie. Unë gjithmonë kam përshëndetur mediat, sepse mediat janë ato që bëjnë përçimin edhe të këtyre ngjarjeve të hidhura në publik dhe ju bëj i thirrje shumë të drejtëpërdrejtë që ju duhet të kontribuoni për qetësimin e situatës. Kjo situatë natyrisht është e rëndë, por është nën kontroll. Ne duhet t’u krijojmë korridore të lira ambulancave, forcave të policisë, njerëzve që kanë nevojë dhe sigurisht, situatat e rënda dhe të vështira kalohen me një solidaritet, kalohen me një bashkëpunim, kalohen me qetësi. Në të tilla situata asnjëherë nuk duhet të krijojmë panik, situata është duke u kontrolluar nga të gjitha institucionet e shtetit. Ju jeni vetë dëshmitarë që të gjithë janë në këmbë, janë të motivuar që ta përballojnë këtë situatë hap pas hapi. Mendoj që nuk ka vend për panik, duhet patjetër qetësi. Ky është mesazhi im! Pastaj, për të gjitha të tjerat do të komunikojmë hap pas hapi edhe për takime midis institucioneve, por momenti i parë është që duhet të njihet situata. Është kjo një situatë e alarmit momental, që gradualisht do të qetësohet”.