Presidenti egjiptian:Të zbatohet urgjent armëpushimi në Gazë dhe memorandumi SHBA-Iran

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, ka theksuar nevojën për zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes së armëpushimit në Gazë, e nënshkruar në Sharm el-Sheikh tetorin e kaluar, si dhe Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) mes SHBA-së dhe Iranit, të firmosur muajin e kaluar në Zvicër.
Sisi deklaroi se çdo përpjekje për të minuar marrëveshjet e armëpushimit në Gaza dhe me Iranin duhet të parandalohet.
Presidenti egjiptian zbuloi gjithashtu se vendi i tij ka humbur mbi 10 miliardë dollarë të ardhura nga Kanali i Suezit për shkak të sulmeve të Huthive ndaj anijeve që kalojnë ngushticën Bab al-Mandeb në Detin e Kuq.
Deklaratat e Sisi-t u bënë gjatë inaugurimit të Shtabit të ri Strategjik të Komandës së Egjiptit, në kryeqytetin e ri administrativ të vendit, zyrtarisht të quajtur “Kryeqyteti i Ri”, që ndodhet në lindje të Kajros.
/rtsh.al/