“Presidenti është i zhgënjyer me Moskën dhe Kievin”, Shtëpia e Bardhë: Ja pse u shty takimi me Putinin

Zëdhënësja e Donald Trump, Karoline Leavitt u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, teksa ka folur edhe për takimin Trump-Putin.
“Mendoj se presidenti ka shprehur prej kohësh edhe zhgënjimin e tij me Vladimir Putinin dhe, sinqerisht, me të dyja palët e kësaj lufte.”
Një takim midis dy udhëheqësve nuk është krejtësisht i pamundur. Mendoj se presidenti dhe e gjithë administrata shpresojnë që një ditë kjo të ndodhë përsëri”, shtoi Leavitt.
“Por ne duam të sigurohemi që të ketë një rezultat të prekshëm dhe pozitiv nga ai takim dhe që të jetë një përdorim i mirë i kohës së presidentit.”
E pyetur nëse mund të pasojnë më shumë sanksione nga SHBA-ja, Leavitt tha se do t’ia lërë këtë presidentit të vendosë.