E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti hesht për dy ligjet, kalon “kanabisi mjekësor” dhe ligji për studentët e mjekësisë

Presidenti Bajram Begaj ka zgjedhur të heshtë për ligjin që prek studentët e mjekësisë si dhe ligjin per legalizimin e kanabisit per qellime mjekesore.

Këtë të martë, afati për fjalën e presidentit ka përfunduar dhe sipas Kushtetutës hapet rruga që ligjet të hyjnë në fuqi menjëhërë pas publikimit në Fletoren Zyrtare.

Në seancën plenare të 20 korrikut, të dyja ligjet u shoqëruan me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës por kjo nuk e pengoi shumicën socialiste që t’u jepte atyre dritën jeshile.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›