E Premte, 6 Nëntor 2026

Shëngjini në “luftë” me plehrat, pushuesit ankohen për mbeturinat buzë rrugëve

 Teksa jemi në pikun e sezonit turistik dhe numri i pushuesve është i lartë, mbajtja pastër e zonës së Shëngjinit është kthyer në sfidë për autoritetet vendore dhe biznesin vendas.

Përgjatë brezit të rërës si dhe në anë të rrugëve  në zonën e Ranës së Hedhur gjen shumë  mbeturina.

Kjo është një situatë e vazhdueshme, që pranohet dhe nga vetë pushuesit, të cilët thonë se është përgjegjësi e të gjithëve mbajtja pastër e mjedisit.

Mire duket është deti i mirë por papastërtia na privon shumë, ka shume mbeturina.

Papastërtia e prish këtë vend, se gjithë tjerat i ka.

Bashkia e Lezhë në bashkëpunim me biznesin vendas ndërhyn dy herë në ditë për pastrimin e territorit por qe duket e pamjaftueshme. Bregdeti i Shengjinit ka një fluks te larte pushuesish.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›