Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian: Teherani mirëpret çdo proces për të parandaluar luftën

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, zhvilloi një bisedë telefonike me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ku theksoi se Teherani mirëpret çdo proces që synon parandalimin e luftës, për sa kohë zhvillohet në kuadër të së drejtës ndërkombëtare.
Gjatë komunikimit, Pezeshkian nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve islamike, duke deklaruar se “uniteti dhe kohezioni i vendeve islamike mund të garantojë siguri, stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon.”
Presidenti iranian u ndal edhe tek qëndrimet e Shteteve të Bashkuara ndaj Republikës Islamike, duke i cilësuar ato si burim destabilizimi.
Ai tha se “kërcënimet dhe operacionet psikologjike të amerikanëve synojnë të prishin sigurinë e rajonit dhe nuk do të arrijnë asgjë tjetër përveç paqëndrueshmërisë.”
Sipas zyrës së tij, Pezeshkian i përcolli Princit Mohammed bindjen se bashkëpunimi rajonal dhe respektimi i ligjit ndërkombëtar janë rruga e vetme për të garantuar paqe dhe stabilitet afatgjatë në Lindjen e Mesme.
/rtsh.al/