E Martë, 3 Nëntor 2026

Presidenti i KE-së, Costa: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE para vitit 2030

TIRANË, 15 maj /ATSH-DPA/- Vendi ballkanik, Shqipëria mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian para vitit 2030, tha sot presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Nëse Shqipëria vazhdon të japë rezultate me të njëjtin ritëm, është plotësisht e mundur të bashkohet me Bashkimin Evropian para vitit 2030”, tha Costa në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

“Por, gjithçka varet nëse vazhdoni në të njëjtën rrugë”, shtoi ai.

Shqipëria është qeverisur nga Rama që prej vitit 2013, i cili kohët e fundit siguroi një mandat të katërt me Partinë e tij Socialiste (PS) në zgjedhjet parlamentare.

Gjatë fushatës zgjedhore, Rama u premtoi shqiptarëve anëtarësimin në BE deri në vitin 2030.

Që nga viti 2014, Shqipëria ka qenë një kandidate zyrtare për anëtarësim në BE dhe negociatat kanë vazhduar që nga viti 2022. Vendi ka qenë anëtar i NATO-s që nga viti 2009.

Vëzhguesit kanë vënë re kohët e fundit njëfarë progresi në luftën kundër korrupsionit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›