E Martë, 3 Nëntor 2026

Von der Leyen: Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, simbol i fuqishëm

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ndodhet në Tiranë, ku nesër do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Von der Leyen ka ndarë në platformën X një foto të përbashkët me disa prej liderëve që marrin pjesë në këtë samit, ku ndodhen Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuҫiҫ dhe liderë të tjerë.

Von der Leyen shkruan se fakti që takimi i KPE-së mbahet për herë të parë në Ballkanin Perëndimor është simbol i fuqishëm.

“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Është i pari në Ballkanin Perëndimor. Sa simbol i fuqishëm! Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet shumë përtej kufirit të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”, shkruan ajo.

📍In Tirana for the meeting of the European Political Community.

It is the first one in the Western Balkans.

What a powerful symbol.

Our European family of values extends well beyond the border of the European Union.

We share a continent. And a common future. pic.twitter.com/mf7EbAwp9L

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 15, 2025

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›