E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Republikës bisedë me Macron në New York, Begaj: Kënaqësi të takohem me një mik të mirë të Shqipërisë

Në një postim të tij në Facebook, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ndarë momentin e takimit të tij me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në New York për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në postim, Presidenti Begaj theksoi se ky takim erdhi në kuadër të Marrëveshjes së BBNJ-së, një iniciativë ndërkombëtare e rëndësishme për mbrojtjen e burimeve biologjike në detet dhe oqeane.“Është kënaqësi të takohem me Presidentin Emmanuel Macron, një mik i mirë i Shqipërisë.

Këtë herë takimi ynë ishte në kuadër të Marrëveshjes së BBNJ-së. Shqipëria i është bashkuar kësaj nisme, duke bërë të mundur hyrjen në fuqi të saj,” shkruan Presidenti Begaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›