E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidentja Osmani pret nesër emisarin për dialog, Peter Sørensen

PRISHTINË, 13 janar /ATSh/ Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për dialog, Peter Sørensen, do të vizitojë Kosovën të mërkurën.

Sørensen do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani. Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, takimi do të nisë në orën 10:00.

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim Përfaqësuesin e BE-së për Dialog, Peter Sørensen. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në njoftim.

Takimi mbahet në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani.

/KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›