Specialja: Pranimi i të dhënave nga Serbia nuk do të thotë se janë të besueshme

PRISHTINË, 13 janar /ATSh/ Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs, ka reaguar sot pasdite ndaj Avokatit të Popullit në Kosovës (AIP), që përmes një letre të dërguar në adresën e kryetares së kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilova, ka ngritur shqetësime, ndër tjerash, për pranimin e disa dokumenteve nga Serbia.
Sipas një njoftimi për mediet, “FAKT: Një vendim për të pranuar prova nga Prokuroria ose Mbrojtja nuk është tregues sa peshë ose besueshmëri do t’u japin gjykatësit atyre, në qoftë se do t’u japin peshë. Ky vendim merret në kuadër të aktgjykimit në fund të paraqitjes së provave”, thuhet në postimin e Speciales në X.
Më tej, në reagimin e Gjykatës Speciale, thuhet se gjatë diskutimeve për lëshimin e aktgjykimit, trupi gjykues vlerëson çdo provë duke mbajtur parasysh tërësinë e provave të administruara në gjykim.
“Gjatë shqyrtimit, nëse janë vërtetuar pretendimet faktike, trupi gjykues bën një vlerësim dhe peshim tërësor duke i marrë provat në tërësi. Rregullorja nuk lejon që verdikti i fajësisë të bazohet vetëm në provat e një dëshmitari që Mbrojtja nuk ka pasur mundësinë ta marrë në pyetje”, thuhet në reagimin e Gjykatës Speciale.
/KosovaPress//r.e/