E Diel, 1 Nëntor 2026

Pretendonte se ishte shoferi i kancelares së SPAK, ndalohet 23-vjeçari në Tiranë! Kishte ndërtuar banesë pa leje dhe kërcënonte inspektorët e IMT

Policia e Tiranës ka ndaluar një 23-vjeçar të identifikuar si Romario Ibraliu, i cili paraqitej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënonte inspektorët e IMT-së që të mos ndërmerrnin procedime për ndërtim të paligjshëm.

Ibraliu kishte ndërtuar një banesë pa leje në Tiranë dhe kur inspektorët e IMT-së shkuan për të kontrolluar dokumentacionin dhe për verifikimet përkatëse, ai i kërcënoi duke pretenduar se punonte si shofer i kancelares së SPAK.

Pas verifikimit rezultoi se ai nuk ka punuar dhe nuk punon në SPAK.

Pas konstatimit të objektit pa leje, IMT-ja i ka dërguar materialet në organet ligjzbatuese për hetime të mëtejshme.

Aktualisht policia po vijon veprimet proceduriale për dokumentimin e plotë të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›