Prezantimi i kandidateve socialiste/ Rama: Gratë dhe vajzat janë armata e fitores së PS

Dita e sotme shënoi fillimin e nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Partia Socialiste ka zgjedhur që ta çelë ditën e shtunë zyrtarisht fushatën, por këtë të premte bëri prezantimin e të gjitha kandidatëve gra dhe vajza të cilat do të garopjnë në zgjedhjet e 11 majit.
Fjalën e tij kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i PS, e nisi me batutë pas problemeve teknike që pati me lidhjet direkte me disa qarqe në vedn.
Ai tha se kjo ishte orvajtja e fundit e syrit të keq.
“Difekti teknik ishte i mirëseardhur pasi ishte orvatja e fundit e syrtit të keq. Po e marr unë fjalën”, tha Rama.
Në fjalën e tij kryesocialisti falenderoi kontributin e madh të vajzave dhe grave ndër vite dhënë për Partinë Socialiste. Ai tha se forca politike që ai kryeson ka mbëhstetjen më të madhe në terren nga gratë dhe vajzat, dhe se për këtë gjë ndihej mjaft i lumtur.
“Të dashura nëna, motra, bija kudo ku jeni sot ne jmei mbledhur njëkohësisht në të 12 qarqet e vendit ku po zhvillohen 12 garat e përballjes elektorale për Kuvendin e Shqipërisë për të nisur zyrtarisht fushatën e 11 majit dhe duke qenë se ishte e vetmja mënyrë për rë lidhur bashkë të gjitha forcat komandio të forumit të gruas, më e udhës ishte të mblidheshin drejtueset dhe koordinatoret e çdo qarku e për të përcjellë nga këtu një mesazh të drejtpërdrejtë: “Sqhioëpria ëhstë grua”, “Europa është grua| dhe “Suksesi i përpjekjes për Shqipërinë 2030 në BE varëet nga nënat, motra dhe bijate Shqipërisë”. Nuk ka asgjë që më bën krenar nga PS që kjo forcë politike mbetet nga gratë dhe vajzat e Shqipërisë. PS e mbështesin në rang kombëtar 56% e grave dhe vajza, në qarqe të caktuara kjo mbështetje shkon në 60%. Kjo do thotë se te burrat dhe djetmtë mbështetja është më e ulët. Sinqerisht mbështetej kuptimplotë prekësi inkurajuese, të pjesës më të ndjeshme, më të arsyeshme, më sakrifikuese të popullit shqiptar që janë gratë dhe vajzat nuk do ta ndërroja kurrë me mbështetjen e pjesës tjetër, mbëështetjen e burrave dhe djemve të cilën e çmoj shumë. Por mes dy palëve nuk ka diskutim që unë zgjedh gjithmonë të parat. Edhe sot në ditën e rënies së gongut të fushatës zgjedhore nuk mund ta nisnim këtë etapë përveçse këtu me gratë dhe vajzat që duke e njohur nga brenda organizimin e PS meritojnë të quhen armata jonë fitmitare në të gjitha qarqaet e vendit”, deklaroi Rama.