E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prezantohet juria e Festivalit të Pranverës, dy panele do të vendosin fituesin

Gjatë Festivalit të Pranverës është bërë prezantimi zyrtar i dy jurive që do të vlerësojnë performancat e artistëve dhe do të përcaktojnë fituesin e edicionit.

Fituesi do të vendoset përmes një formule të kombinuar: 60% nga Juria Profesionale dhe 40% nga Juria “Pranvera Digjitale”, një skemë që synon të balancojë ekspertizën artistike me perceptimin bashkëkohor të medias dhe komunikimit digjital.

Prezantimi i jurive u bë gjatë festivalit nga prezantuesja Bleona Qereti.

Juria Profesionale përbëhet nga Eriona Rushiti (kompozitore dhe tekstshkruese), Ledina Çelo (këngëtare), Kejsi Tola (këngëtare dhe autore këngësh), Kamela Islamaj (këngëtare), ndërsa kryetar i jurisë është Markelian Kapidani.

Juria “Pranvera Digjitale” përbëhet nga Sara Berisha (influencuese), Amos Zaharia (aktor), Krista Merkoçi (menaxhere marketingu), Arjon Muça (moderator) dhe Rizarta Hoxha (moderatore dhe influencuese).

Kombinimi i këtyre dy paneleve synon të sjellë një vlerësim më të plotë të artistëve, duke bashkuar eksperiencën profesionale me ndikimin dhe perceptimin e audiencës moderne.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›