E Diel, 1 Nëntor 2026

Prilli shënoi rritje të aksidenteve rrugore, 132 raste të regjistruara

TIRANË, 28 maj/ATSH/ Numri i aksidenteve rrugore në muajin prill të këtij viti shkoi në 132, ndërsa 194 persona mbetën të aksidentuar.

Sipas statistikave, gjatë periudhës janar-prill 2026 numri i aksidenteve rrugore ka shënuar një rritje të lehtë prej 0,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat evidencojnë se shkaku kryesor i aksidenteve mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve, e cila ka ndikuar në 89,4 % të rasteve të regjistruara gjatë muajit prill.

Grupmosha 25-34 vjeç rezulton më e përfshira në aksidente, duke zënë 27,3% të totalit të rasteve të regjistruara në këtë periudhë.

Sipas shpërndarjes javore, numri më i lartë i aksidenteve është regjistruar ditën e mërkurë dhe të premte, me nga 16,7% secila, ndërsa dita me më pak aksidente rezulton e enjtja me 9,8%.

Referuar orareve, aksidentet rrugore janë më të shumta gjatë intervalit 19:00-24:00, ku është regjistruar 30,3% e totalit të aksidenteve rrugore në vend.

1 nga 2

/a.gj/r.e/ /a.g/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›