E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth! Rama: Nuk kemi prerë në besë askënd, premtuam dhe legalizuam 300 shtëpi të vjetra

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një mbledhje me deputetët dhe drejtuesit e bashkisë më të madhe në vend, ku diskutimin e nisi me aksioni në zonën e mbrojtur të Thethit.

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka hyrë sot në ditën e tetë dhe nisi pas shembjes së një kompleksi vilash të denoncuar publikisht nga vetë kryeministri. Më pas, në zonë janë identifikuar edhe 70 ndërtime të tjera të paligjshme.

Duke folur për situatën, Rama theksoi se ndërtimet e prishura nuk kanë qenë as banesa familjare dhe as pjesë e trashëgimisë vendase, por ndërtime të reja për përfitime ekonomike.

“Bëhet fjalë për ndërtime që nuk janë për të futur kokën, por janë për qëllime fitimi. Ne nuk kemi prerë në besë askënd. Në Theth kemi shkuar me Agjencinë e Kadastrës dhe kemi përmbushur premtimin për legalizimin e të gjitha shtëpive të vjetra, pronat e gjyshërve të banorëve autoktonë”, tha Rama.

Sipas tij, janë legalizuar rreth 300 objekte të banorëve vendas dhe procesi është mbyllur me sukses. Kryeministri mohoi akuzat për favorizime të oligarkëve dhe theksoi se operacioni nuk ka për qëllim të hapë rrugë për resorte apo ndërtime të tjera në zonën e mbrojtur.

“Të gjitha ndërtimet që janë prishur janë bërë në muajt e fundit. Ajo është një zonë e mbrojtur. Predikimet se po i hapim rrugë oligarkëve janë të pavërteta dhe bazohen në dezinformim.Aty nuk bëhet fjalë për të lejuar ndërtime dhe për të bërë resorte turistike. Të gjtiha teoritë lidhur me këtë operacion janë për të ardhur keq dhe janë bazuar në dezinformim“, deklaroi Rama.

/vizionplus.tv

https://www.youtube.com/watch?v=4tCZNjR57s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›