Probleme me furnizimin me ujë në Vlorë, protestuesit hyjnë në ambientet e teatrit, anulohet mbrëmja Gala

Qytetarët e Vlorës kanë dalë në protestë për mungesën e ujit të pijshëm. Ata kanë bllokuar Bulevardin “Ismail Qemali” dhe kanë hyrë brenda ambienteve të teatrit, ku po mbahej mbrëmja Gala e fundvitit.
Për shkak të situatës, mbrëmja Gala është anuluar.
Protestuesit kërkojnë një përgjigje konkrete se kur do të rifillojë furnizimi me ujë në banesat e tyre, pasi prej tre ditësh qyteti nuk furnizohet për shkak të një defekti.
/rtsh.al/