E Hënë, 2 Nëntor 2026

Procedohen 2 shtetas për zënie të hapësirave publike në zonën e Golemit


TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Vijojnë kontrollet në kuadër të planit operacional të koduar “Plazhi i lirë”, për lirimin e hapësirave publike dhe verifikimin e aktiviteteve të subjekteve gjatë sezonit turistik.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, konstatuan në zonën e Golemit se shtetasit R. M., 36 vjeç, dhe B. T., 63 vjeç, kishin zënë hapësira publike të përshtatura për aktivitete ekonomike, pa leje nga organet kompetente.

Në vijim të veprimeve, ndaj tyre nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës thekson se kontrollet do të vijojnë dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast shkeljeje në numrin pa pagesë 112.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›