Procedohet penalisht një 33-vjeçare në Durrës për keqtrajtimin e tre fëmijëve të mitur

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetases B. B., 33 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.
Procedimi penal ka nisur pasi ditën e sotme, rreth orës 17:20, në polici është paraqitur shtetasja D. V., e cila ka deklaruar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte. Rasti është publikuar edhe në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, kanë ndërhyrë menjëherë duke marrë në mbrojtje tre të miturit. Ata janë dërguar fillimisht në spital për ekzaminime mjekësore dhe më pas janë sistemuar pranë Qendrës së Mbrojtjes së Fëmijëve në Durrës.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.
/rtsh.al/