E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombesia Dule kundershtonvendimin e Gjykates Kushtetuese

Te tjera rreth shkrimit Vendimi i Gjykates Kushtetuese Disa dite pas publikimt te vendimit te Gjykates Kushtetuese mbi ligjin e gjendjes civile ku u shfuqizua termi Kombesi Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ka reaguar duke kundershtuar vendimin Gjykates Kushtetuese duke deklaruar se do ta coje kete ceshtje ne Gjykaten e Stransburgut.

Ne vendimin e marre disa dite me pare Gjykata Kushtetuese vendos shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten te termit kombesi ne nenet e ligjit per gjendjen civile. Sipas vendimit te kesaj Gjykate termi lsquokombesi ne ligjin per gjendjen civile eshte i papajtueshem pasi bie ne kundershtim me nenet 20 dhe 35 te Kushtetutes.

Ne baze te parashikimeve te nenit 20 te Kushtetutes shteti nuk duhet te nderhyje duke vendosur detyrim ligjor per personat qe u perkasin pakicave kombetare qe te shprehin perkatesine e tyre etnike. Ndersa me ligjin per gjendjen civile elementi kombesi eshte percaktuar si element perberes i gjendjes civile te nje shtetasi shqiptar duke detyruar cdo shtetas shqiptar te deklaroje kombesine e tij qe do te evidentohet ne regjistrat e gjendjes civile.

Gjithashtu edhe ne baze te nenit 35 te Kushtetutes i cili parashikon mospublikimin e te dhenave personale sipas Gjykates shkakton nje devijim nga parimi kushtetues i mosdetyrimit te berjes publike te te dhenave personale ku perfshihen dhe te dhenat personale sensitive

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›