E Diel, 1 Nëntor 2026

Proda i akordon Certifikatën e Karrierës nënkomisar Shkëlqim Osmanit

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i ka akorduar Certifikatën e Karrierës, punonjësit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nënkomisar Shkëlqim Osmanit.

Certifikata iu dorëzua Osmanit, nga drejtori në detyrë i DVP Durrës, Afrim Tafa, gjatë një ceremonie të organizuar në ambientet e DVP Durrës, me rastin e daljes në pension të nënkomisarit, i cili mbylli karrierën, pas 40 vjetësh shërbim në strukturat e Policisë së Shtetit.

Drejtori në detyrë i DVP Durrës, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm dhe të kolegëve të Osmanit, vlerësoi kontributin e dhënë gjatë katër dekadave, si dhe shprehu se përkushtimi, korrektesa dhe profesionalizmi kanë qenë virtyte që i kanë sjellë Osmanit, rezultate të larta në punë, si dhe vlerësim dhe respekt nga eprorët dhe kolegët.

Ndërkaq, nënkomisar Osmani falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm, për certifikatën e akorduar, si dhe drejtorin Tafa, për vlerësimin e shprehur nëpërmjet ceremonisë së organizuar si shenjë respekti dhe vlerësimi për punën e tij ndër vite.

Ai gjithashtu iu uroi suksese kolegëve të DVP Durrës, në betejat e tyre të përditshme, për sigurinë e qytetarëve.

1 nga 3

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›