E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhimet shqiptare, synojne krijimin e nje tregu rajonal Eglantina Nasi

Krijimi i nje tregu rajonal me prodhime shqiptare. Ky ka qene boshti kryesor i forumit ekonomik "100 vjet ne frymen e bashkepunimit ekonomik Kombetar", i mbajtur ne Maqedoni. I organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit ne bashkepunim me Oden Ekonomike e Maqedonise Veri-Perendimore, ai lancoi projektin tashme te njohur per nje bashkepunim ekonomik te trevave shqipfolese. "Bashkepunimi institucional Kosove-Shqiperi-Maqedoni duhet te intensifikohet duke pasur per qellim thellimin e bashkepunimit ekonomik te shqiptareve", - mesohet te kete thene nga ana e saj, zv.kryeministrja kosovare, Mimoza Kusari-Lila, gjate ketij takimi. Ndersa shtoi me tej faktin se kjo eshte hera e pare qe shqiptaret mund te kene bashkepunim ekonomik, pa lufte, pa kosto ekonomike dhe pa cenim te lirise se qytetareve te te tre vendeve te lartpermendura. Me tej, duke permendur edhe Marreveshjen per Tregti te lire te Europes Juglindore (CEFTA), Kusari-Lila apeloi se ajo nuk eshte respektuar nga te gjitha shtetet anetare. "Thellimi i bashkepunimit ekonomik kombetar ka motor te perbashket integrimin europian. Edhe pse vendet tona jane ne faza te ndryshme te integrimit, ne do te kalojme te njejten rruge qe eshte tregu i perbashket. Duke u harmonizuar me ligjet e Bashkimit Europian, ligjet tona te cilat rregullojne fushen ekonomike, te tregtise dhe politike, jane cdo dite e me te peraferta", - theksoi ajo. Nga ana tjeter, ministrja kosovare uroi qe 110-vjetori i Pavaresise se Shqiperise, 10 vjet nga sot, t'i gjeje shqiptaret ne nje hapesire te perbashket me shkembime ekonomike me te medha se sa sot dhe me nje bashkepunim me te thelle ekonomik. Kurse, sa u perket shkembimeve konkrete ekonomike mes Shqiperise dhe Kosoves, ministrja kosovare e Tregtise u shpreh se 13 vjet pas luftes ne Kosoves, realitetet ne trojet shqiptare kane ndryshuar dhe se kjo dhe eshte hera e pare qe mund te kete bashkepunim pa problem mes tyre. "100 vite pas pavaresise se Shqiperise, shqiptaret levizin lirshem dhe liria eshte e garantuar edhe me marreveshje, por ka ngecje. Bashkepunimi duhet te intensifikohet", perfundoi fjalen e saj perfaqesuesja e larte kosovare. Kjo nuk eshte hera e pare kur ngrihet ideja e nje tregu rajonal te prodhimeve te perbashketa te trevave shqipfolese ne Ballkan. Se fundmi, "Javet e Biznesit Kombetar" eshte aktiviteti, i cili po e lancon ate, si nje zgjidhje te perbashket per shkembimet tregtare dhe ekonomike mes ketyre trevave. I zhvilluar edhe ne Shqiperi, ky i fundit, po mbahet edhe ne Kosove, Maqedoni dhe Malin e Zi, si nje aktivitet, i cili ne vetvete promovon prodhimet shqiptare si te tilla.

Saracini: Trojet shqiptare zhvillohen me bashkepunim

"Vetem me bashkim ekonomik mund te kemi rritje dhe zhvillim te trojeve shqiptare". Kjo deklarate u be nga Valon Saracini, minister i Ekonomise se Maqedonise, gjate forumit ekonomik "100 vjet ne frymen e bashkepunimit ekonomik Kombetar". Sipas tij, vete projekti "Javet e Biznesit Kombetar" ne te ardhmen do te behet tradicional, duke i sherbyer ne kete menyre bashkepunimit te metejshem per integrim mes dy vendeve tona. Mes te tjerash, Saracini mesohet te jete shprehur se vertet Maqedonia ka nje ekonomi te vogel, por te hapur, dhe prandaj ajo shpreson qe te mos prekte nga kriza e fqinjeve. "Investimet jane tejet te rendesishme, sidomos ato energjetike", - tha ai, duke shtuar se "duhet me shume bashkepunim ndermjet bizneseve shqiptare ne rajon". Ndersa nga ana e tij, Izet Mexhidi, kryetar i Komunes se Cairit, tha se projekte te tilla si "Javet e Biznesit Kombetar", jo vetem se jane te mirepritura, por gjithnje edhe me te domosdoshme, pasi kane per qellim avancimin dhe zhvillimin ekonomik te te gjitha trojeve shqipfolese. "Mbi keto themele mund te ndertohet ardhmeria e nje kombi", - vuri ne dukje ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›