"Ne Veterrethim", vjen ne momentin e duhur Nga Ylli Polovina
Pershtypje per librin "Ne Veterrethim" nga Jorgji Kote
Jetet nuk ngjajne me njera tjetren dhe po qe se te gjithe do ta regjistronin ne nje liber cfare kane pare, njerezimi do te kishte nje thesar me force te mahnitshme per te ndryshuar me mire fatet e vetvetes. Po ashtu edhe shqiptaret vendin e tyre. Nje fjale te urte te mesosh dhe zbulon nje celes te dobishem sjelljeje. Perfytyroheni sa nxe prej nje libri te urte. "Ne vetrrethim" eshte nje i tille. Nuk mund te quhet nje krijim fare i perkryer, sepse edhe botimet, si cdo gje, e kane te pafund kufirin e persosjes. Megjithate ajo qe ne mbi dyqind faqe ka shkruar Jorgji Kote eshte nje liber i urte. Me shume se cdo gje tjeter qe del nga dora e njeriut kjo ka rendesi, madje edhe me teper se zanati i holle per ta bere lexuesin te joshet nga lodrat mrekulluese qe ben me rafinimet e stilit, me thurjen plot befasime te subjektit dhe temperamentet spektakolare te personazheve. Sepse ne fund te fundit mjafton nje nivel i pranueshem i menyres se si ke shkruar, si e ke materializuar nepermjet letersise ate qe do te thuash, dhe gjithcka lartohet apo bie kokeposhte prej vetem peshes se mesazhit percjelles. Kur nuk ke asnje te tille libri eshte nje shporte kotesish. Ne e ke nje kumt te kuturumte per egon tende dhe gjithfare deliresh qe ke, mbaje per vete dhe mos na ca koken. Kur e ke mesazh per te gjithe atehere ketu ndryshon puna. Nese e ke plot mosbesim dhe te mbushur me pesimizem, paralitik, te cale dhe gjysmak, te deshperuar fund e krye, doemos na shkurajon per ta kaluar me deshire dhe kuptim te vetmen jete qe kemi. Ne ndodhte qe per shkak te shpirtit tend te gezuar dhe mendjes me dhuntine per analize reale, respektit per te verteten dhe qellimit per ta ndihmuar shoqerine dhe popullit te cilit i perket, e ke kete kumt optimist dhe frymezues, atehere qofsh i nderuar.
Me "Ne vetrrethim" Jorgji Kote i takon ketyre bashkekombesve te fundit.
Libri per opinionin tone publik eshte ne momentin e duhur.
Prandaj edhe nuk ngjan shume me nje memuar klasik, me nje vetrrefim jete personale. Eshte edhe nje ese per shoqerine shqiptare. Une kam gezim qe do ta mbaj ne biblioteken time.
Pak dhjetera faqe per jeten (jo vetveten) dhe serish rreshtat e librit "Ne vetrrethim" e terheqin lexuesin tek ajo qe ishte per te gjithe shoqerine e asaj kohe, e organizuar mbi kritere te ashper ideologjike dhe si e tille mjaft e gjymte dhe e jetueshme veshtiresisht, sidomos prej atyre shtresave dhe njerezve qe ishin shpallur si te padeshiruar. Por kjo pleksje, ku gezimi per disa qe dhimbje per te tjeret, e ku te dy palet ishin po njelloj te varfer e te mbyllur brenda kufijve hermetike te shtetit, te qytetit e te fshatit, nuk e bente me pak interesante ate kohe. Te pakten per t'u rrefyer me pas. Aq "sukses" pati kjo periudhe jo normale sa ende sot, njezete e nje vite pas perfundimit te saj me permbysje, faqet e gazetave akoma mbushen me ndodhite qe mbarti. Nuk numerohen as emisionet televizive dhe as librat. Mes rrefyesve ndesh pafundesisht dy kategori te tyre. Ata qe e sterrojne ate pa lene t'i buise ndonje fije drite te zbehte. Kane kaq shume inat politik ndaj asaj qe iku, sa duket qarte se edhe ata vete jane njerez teresisht te ideologjizuar, njelloj si punistet apo enveristet, sic mund t'i quajme komunistet shqiptare te periudhes 1945-1990. Kur keta vijne prej te vuajturve te atij gjysmeshekulli diktatorial, jane te mirekuptuar, edhe pse nje shoqeri e hapur dhe me deshire pluralizmin ka nevoje me shume per mosperseritje te mendesise bardhe e zi. Mirepo shumica e nxiresve vijne prej atyre qe nuk e kane kaluar aspak keq ate periudhe sakate, ne mos edhe shume me mire se ata qe, idealiste prej natyre, i kryen asaj sherbime te pa interes.
Jorgji Kote e rrefen te shkuaren e gjymte pa asnje zemerim ideologjik, pa kurrfare inati. E deshmon sic e ka ndjere ate kohe dhe duke pasur respekt per te verteten, nuk e mohon. Sepse ndryshe do te mohonte veten, jeten qe kaloi ne ate kohe te pare. Dhe duke qene se fati e ndihmoi, si edhe shume nga ne, te jetonim edhe nje kohe te dyte, shume here me te mire se e para, ai tanime e analizon ate. Nuk e gjykon me qellimin politik per ta denuar. Diktaturen bolshevike e ndeshkoi vete Historia, duke ia prere te gjitha shpresat te vleresohet si mire. Gjyqtaret e saj te shumte, pershtymesit mbi te, ata bertites te merzitshem, nuk i duhen kujt me. Jemi ne dekaden e trete te largimit dhe ndarjes nga ajo dhe lypet vetem e vetem analiza, zbulimi teresor i arsyeve perse ra mbi shqiptaret kjo menxyre, nxjerrja e shkaqeve, konkluzioni se ishte e mbrapsht dhe vendosmeria per t'i prere rrugen cdo ringjallje te saj ne nje forme tjeter.
"Ne vetrrethim" nuk anashkalohen, madje spikaten fort me dhjetera e dhjetera bashkekombes qe ne ate periudhe problematike u shquan per arritje te medha profesionale dhe po ashtu kontribut per atdheun. Ka nderkohe te pershkruara kendshem me dhjetera episode e ngjarje optimiste. Gjithcka tjeter, e gabuar dhe absurde, nga Jorgji Kote perfundon e ironizuar gezueshem, e pertallur me finese. Ne rast se mund te ekzistoje sot nje liber i dobishem per t'u ndare bindshem nga ajo e kaluar dhe kohes se re te pas vitit 1990 t'i sherbesh me perkushtim, por aspak symbyllje, eshte ky liber.
Rreth autorit
Dr. Jorgji Kote ka lindur me 1952 ne Tirane; eshte diplomuar per gjuhe te huaja dhe ekonomi ne Universitetin e Tiranes dhe ka kryer specializime te ndryshme ne Austri, SHBA e gjetke. Ne vitet 70, vec mesuesise, eshte aktivizuar edhe me rinine, si perkthyes me turiste e me delegacione te huaja. Ka punuar per nje kohe te gjate ne Ish-Ministrine e Tregtise se Jashtme. Ne 15 vitet e fundit ka sherbyer si Keshilltar e Minister Keshilltar ne Misionin tone prane BE-se ne Bruksel, ne Berlin, ne Ministrine e Jashtme dhe tani serish ne Ambasaden tone ne Bruksel. Eshte dhe interpret i njohur i anglishtes, autor i dhjetera perkthimeve, shkrimeve dhe botimeve te ndryshme. Pas librit "Berlini pa Mure", autori vjen para lexuesit me "Ne Vetrrethim" - nje pershkrim dhe reflektim historik mbi ngjarje te jetuara ne vitet1952-1992.