Prodhimi i drufrutorëve, në Korçë janë mbjellë mbi 2400 ha me mollë

Qarku i Korçës njihet për prodhimin e disa frutave, kryesisht mollës, qershisë e kumbullave. Gjendja e drufrutorëve këtë vit paraqitet e mirë dhe e paprekur nga sëmundjet.
“Në përgjithësi prodhimi është i mirë dhe gjendja e pemëve është e pastër nuk kemi probleme qoftë dhe nga kroma e mollës apo dëmtues si afidet, krimbi etj. Ata të cilët që ushtrojnë aktivitet në pemëtore kanë një gjendje të mirë”, tha Ylver Bylykbashi, përgjegjësi i Sektorit të Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Bylykbashi thotë se Tashmë fermerët e Qarkut të Korçës e kanë më të lehtë të diagnostikojnë rrezikun që i shfaqet pemtores nga sëmundjet, kjo sipas të dhënave mbi praninë e lagështisë si edhe dëmtuesve të siguruara nga Qendrat e Diagnozë-Sinjalizimit. Ai shton se e rëndësishme është që në rastet e shfaqjes së sëmundjeve të kryhet dhe luftimi i insekteve.
“Një rëndësi të veçantë merr dhe luftimi i insekteve pasi dhe ato janë përhapës te tyre”, tha Bylykbashi.
Fermerët thonë se kanë kryer një sërë trajtimesh për të mbrojtur prodhimin. Sipërfaqet e mbjella me mollë në Qarkun Korçë shkojnë mbi 2400 HA me një prodhim prej mbi 65 mijë ton, me qershi u mbollën mbi 500 HA me një prodhim mbi 5400 ton dhe me kumbulla mbi 430 HA me prodhim mbi 8400 ton.
/RTSH/