Rriten sipërfaqet me bimë mjekësore – Këtë vit më shumë aplikime për subvensione

Në vitet e fundit sipërfaqet e mbjella me bimë mjekësore në Malësi të madhe janë rritur me të paktën 400 hektarë.
“Unë kam 12 hektar të miat dhe po punoj nëpër arat e njerëzve të tjerë por mund të jenë rreth 300-400 punëtor në Malësinë e Madhe që hanë bukë vetëm me këtë punë”, tha një fermer.
Krahas zgjerimit të mbjelljeve, këtë vit ka pasur rritje edhe të aplikimeve për subvensione në kategorinë e bimëve medicinale.
Skema Kombëtare e Mbështetjes së Bujqësisë 2024 ofron mbështetje për fermerët e Bimëve Aromatike Medicinale me 30 mijë lekë për hektar, për 1 deri në 10 hektarë sipërfaqe. Fermerët që kultivojnë në sipërfaqe më të mëdha se 10 hektarë, përfitojnë 50% të masës së financimit për çdo hektar mbi tavanin.
/RTSH/