E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Prof.Kim Drasa: Antibiotikët dhe rreziku i gurëve në veshka

Përdorimi i antibiotikëve është bërë pjesë e rëndësishme e trajtimit të infeksioneve, por përdorimi i tyre i shpeshtë dhe jo gjithmonë i domosdoshëm ka ngritur ndër vite shqetësime të shumta për efektet që mund të kenë në organizëm. Përtej rezistencës ndaj antibiotikëve dhe ndikimit në florën bakteriale të zorrëve, kërkimet shkencore të viteve të fundit kanë sjellë në vëmendje edhe një lidhje të mundshme mes ekspozimit ndaj disa antibiotikëve dhe rrezikut për zhvillimin e gurëve në veshka, ose nefrolitiazës. Por si mund të lidhen antibiotikët me formimin e gurëve renalë?

kim drasa seksolog

Çfarë roli luan mikrobioma intestinale dhe veçanërisht bakteret që metabolizojnë oksalatet? Sa e rëndësishme është prania e Oxalobacter formigenes në këtë proces dhe çfarë dimë deri tani nga evidencat shkencore? Për këto çështje, por edhe për përdorimin racional të antibiotikëve, rolin e probiotikëve dhe kujdesin që duhet të tregojnë mjekët, pacientët dhe prindërit, flet për gazetën Panorama prof. Kim Drasa, i cili sjell një këndvështrim të gjerë mbi marrëdhënien mes antibiotikëve, mikrobiomës së zorrëve dhe shëndetit të veshkave.

Prof. Drasa! Çfarë duhet të dimë për gurët në veshka?

Nephrolithiasis (gurët e veshkave) është një çrregullim kompleks. Ka faktorë të shumtë, të cilët shkaktojnë këtë sëmundje dhe janë: 1) ambienti ku jetojmë; 2) stili i jetesës (Lifestyle); 3) genetike. Prevalenca e Nephrolithiasis ka pësuar rritje me 70%, gjatë tre dekadave të fundit. Shkaqet, të cilat janë shpesh të menduara që kanë shkaktuar këtë rritje ekstreme mendohet se janë: 1) dieta e ndryshuar; 2) mbipesha, në rritje; 3) syndromi metabolic; 4) diabeti. Gjithashtu këto dhe variante të tjera mendohet se janë të rëndësishme. Shkencetarët janë në pozita që rritja e përdorimit të antibiotikeve eshte gjithashtu një faktor kontribues, për keq, në krijimin e gurëve në veshka (Nephrolithiasis). Dhe kjo ka qënë arsya që të studioj këtë lidhje, e cila ka shqetësuar shkencëtarët në botë.

Si ndodh kjo lidhje për keq midis përdorimit antibiotikeve dhe gurëve në veshka?

Në Shqipëri vazhdon akoma handikapi që antibiotikët i shoqërojnë me Vitamina C ose Vitamina B complex! Kjo lloj recete vazhdon të lëshohet rregullisht nga të gjithë mjekët si dhe më e keqja nga shefa klinike. Konkretisht, duke parë zbulimin shkencor se antibiotiket duhet të shoqërohen me PROBIOTIK, u interesova dhe nëpërmjet kompanisë farmaceutike Farmakrem (një nga kompanitë më serioze) sollëm në Shqipëri, para 13 viteve, Probiotikun e parë (Fermental). Pra kuptohet që kam 13 vite që të gjithë pacientëve, të cilët kam konsultuar, ju kam dhënë antibiotikun të shoqëruar me probiotik (i cili duhet patjetër të shoqëroj çdo lloj antibiotiku që merret nga goja, per os). Kjo bëhet për të mbrojtur Florën intestinale dhe prej kësaj ndodh edhe dyfishimi i veprimit të antibiotikut. Ky veprim personal ndodhi nga zbatimi i një prej amaneteve shkencore që më ka lënë i madhi Prof. Dr. MAKSUT DRASA: “Fjalën e fundit të shkencës, sa herë që të jepet mundësia, fute sa më parë në përdorim”. Për më tej po sqaroj se roli i antibiotikëve do të rritet prej alterimeve në Mikrobionet Intestinale (zorrëve) të njerëzve, të cilët po përdorin antibiotik për lloje të ndryshme të infeksioneve. Roli i mikrobioneve intestinale si një influencë mbi kiminë e urinës dhe litogenicitetin (krijimi i gurëve) ka qënë për kohë të gjatë si një topike që sillte spekullime. Prandaj evidencimet e kohëve të fundit paraqesin më shumë lidhjen e bindshme që gjatë përdormit të antibiotikëve, (nga goja) janë të ekspozuar për krijimin e gurëve të veshkave. Në këtë artikull do të paraqes revieë e evidencimeve kur përdorimi i antibiotikëve rrit rrezikun e krijimit të gurëve në veshka (Nephrolothiasisa) dhe mundësia për të patur një rol shkaktari.

Çfarë janë këto mikrobiome…?

Microbiome është një temë e veçantë, e cila meriton një artikull me vehte por meqënse më pyetët po ju sqaroj atë pjesë që ka lidhje me artikullin. Një mekanizëm potencial që jep mundësinë e shpjegimit të shoqërimit midis përdorimit të antibiotikëve dhe Nephrolitiazës është efekti i mikrobioneve Intestinale (komuniteti i mikroorganizmave të strehuara në zorrët e njeriut), mbi kimin e urinës. Kompleksiteti i mikrobioneve nuk mund të kuptohet, shkencërisht. Ato janë tek njeriu, si në shtëpinë e tyre, deri 500-1000 specie (lloje) bakteriale, shumica me lidhje simbiotike, të cilat prekin shëndetin e njeriut, i cili i ka mirëpritur (host). Në total, Microbionet Intestinale kanë afërsisht 150 x më tepër Gene sesa Genome humane. Genome është një term tjetër, të cilin do e paraqesim në intervistat e tjera sëbashku me termin Gut mikrobione.

Si veprojnë antibiotikët që të shkaktojnë gurë në veshka?

Për të kuptuar këtë veprim, mendoj se në fillim duhet të informoj popullin se kush janë Gut bacteria dhe me specifikuar se çfarë janë Oxalobacter Formigenes? Studimet e efektit të microbiota intestinale në gjendjen e shumë semundjeve dhe kondicioneve kronike janë shpesh të paafta për të identifikuar organizmat, të cilat janë përgjegjëse. Situata ndryshon ne rastin e sëmundjeve të gurëve në veshka, pra është e qartë se kush janë përgjegjësit. Rëndësia e kësaj metabolite është e qartë që nga koha kur është vërtetuar se 80% e gurëve në veshka janë të përbërë nga Oxalate Calciumi. Për më tepër, studimet kanë treguar se disa Gut bacteria siç janë: Oxalobacter; Bifidobacterium; Eschericia coli; Lactobacillus dhe Eubacterium mund të pakësojnë Oxalatet dhe me sa duket redukton thithjen në zorrë të oxalateve dhe në këtë mënyrë redukton nivelin e oxalateve në urinë. Oxalobacter Formigens është një Gramnegative, domosdoshmerisht bacter ananaerobic, I cili kërkon marrjen (“gelltit”) oxalate si një burim Carboni dhe për generimin e ATP. Konsumimi i Oxalateve nga Oxalobacter formigenes është menduar se redukton sasinë e Oxalateve intestinale (zorrëve), të cilat janë gati për t’u thithur në zorrë dhe pastaj të exkretohen (dalin jashtë trupit) nëpërmjet urinës. Për më tepër, bakteriet duken se janë të afta për të stimuluar sekrecionin intestinal të Oxalateve, të cilat në fund të fundit reduktojnë nivelin e Oxalateve në urinë. Kolonizimi i intestinit të njeriut me Oxalobacter formigenes ka qënë shoqëruar me numrin më të ulët të krijimit të gurëve në veshka dhe kjo arrihet vetëm nga PROBIOTIKET.

Çfarë efekti kanë antibiotiket mbi Oxalobacter Formigenes?

Studimet kanë treguar se në individët adult, në USA, shkalla e kolonizimit të zorrëve nga Oxalobacter Formigenes varrion nga 38-62% sipas individeve. Nuk është ndonjë gjë për t’u habitur që antibiotikët do të zvogëlojnë prevalencen e Oxalobacter formigenes. Indianët actual të Amerikes (Shteti amerikan i ka lejuar ish-banorët e parë (siç quhen Indianë), që të kenë tokat dhe qytete të tyre) kanë nivel më të lartë të kolononive të Oxalabacter formigennes dhe i atribuohet përdorimit shumë të ulët të antibiotikëve, nga kjo populate. Amerikanindian të Yanomani-Sanema, grupi etnik Yekwana (Venezuela) dhe Hadza (Tanzani) të gjithë këta kanë nivelin më të lartë, të zbuluar, të Oxalobacter formigenes sesa adultet në USA. Një tjetër shembull më i qartë është tek femijët në Ukrainë, të cilët kanë akses të limituar në përdorimin e antibiotikëve (jo si në Shqipëri që femijët i “mbysin” me antibiotike) dhe kanë kolonizim universal në moshën 3-4 vjec, e cila bie me kalimin e kohës.

Të gjithë antibiotikët kanë të njëjtin veprim negative për krijimin e gurëve në veshka?

Antibiotikët, sipas llojit, kanë lidhje të ndryshme në krijimin e Nephrolithiasis. Një shpjegim i mundshëm është rezistenca e Oxalobacter formigenes ndaj antibiotikëve. Kjo bacterie është përgjithsisht e ndjeshme (sensitive) pra antibiotiku vepron zakonisht në rastin e infeksioneve. Por rezistenca (antibiotiku nuk vepron-R) ka qënë dhe vazhdon të jetë e dokumentuar në rastet kur pacientët përdorin Cephalosporins, Nitrofurantoin dhe grupin me specter të gjerë, të Penicilinave. Megjithatë, të gjithe antibiotikët kanë efekte mbi pjesën më të madhe (bollëkun) të bakterive të tjera, në Mikrobione, të cilat atëherë ndërmjetesojnë negativisht në patogenezën (krijimin) e Nephrolithiasis. Studimi më i madh është bërë në UK, ku tregohet se expozimi i fëmijëve dhe adulteve ndaj antibiotikeve ka treguar prospektivisht për rritjen e mundësisë të krijimit të gurëve (Nephrolithasis). Këto të dhëna u nxorën pasi studiuan 259.797 pacientë/e, ku u përfshinë 25.981 me Nephrolithiasis. Në këtë studim u studiuan 12 lloj antibiotikësh orale (nga goja). Pacientet/ët qe kishin perdorur një nga të 5-të grupet (Sulfas, Cephalosporins, Fluoroquinolones, Nitrofurantoin/Methenamine dhe Penicilina me spectrum-te gjere), 3-12 muaj para se të diagnostikoheshin me nephrolithiasis u shoqëruan me krijimin e gurëve në veshka. Magnituda e shoqërimit ishte më e madhe në pacientët e moshave më të reja dhe 3-6 muaj para se të diagnostikoheshin me Nephrolithiasis. Duke i dhënë rëndësi, gjithashtu forca e shoqërimit pëson rrënjë me kohë që nga expozimi ndaj antibiotikut. Një shoqërim për krijimin e Nephrolithiasis persiston deri ne 5 vite, pasi ke përdorur antibiotiket nga secili lloj përveçse për antibiotikët me spectre të gjerë. Ky studim mbetet një nga pjesët më të rëndësishme për evidencimin shkencerisht të linkut (lidhjes) midis përdorimit të antibiotikeve dhe formimit të gurëve.

A ka ndonjë tjetër fakt që perforcon këtë ndërveprim?

Konkretisht, ka faktorë të tjerë, të mundshëm lidhës të antibiotikut, të cilët mund të influencojnë në krijimin e Nephrolithiasis. Një shpjegim i plotë është se 70% e bacterieve të izoluara (veçuara) nga gurët (pasi hiqet guri dhe analizohet) të tipit Oxalat calcium ishin rezistente ndaj pjesës më të madhe të antibiotikeve. Kjo shpjegon se mbijetesa e bacterieve ndaj veprimit të antibiotikut mund të këtë një rol në krijimin e gurëve. Gjithashtu, ne njerëzit e shëndetshëm supozohet që urina është sterile por studimet në vazhdim duhet për të përcaktuar nëqoftëse Mikrobionet urinare ekzistojnë dhe a kanë rol në krijimin e gurëve. Një tjetër variant i mundshëm, në disa raste, duhet të jetë kristalizimi i antibiotikeve, e cila ka ndodhur me Ciproflaxacin dhe Sulfamethoxazoletrimethoprin dhe mund të shërbente si baza për nukleacionin heterogeneous të Oxalate Calciumi ose bile te formojnë vet gure. Përfundimisht, rrethanat e përdorimit të antibiotikëve, në rastin e infeksioneve, të cilat do të rezultojnë në një periode transiente (përkoheshme-rastit) te rritjes të humbjes se pavetedijshme të lëngjeve dhe ne reduktimin e hidratimit (pijnë më pak lengje) mund të inkurajoje, ndikojë më tej për formimin e gurëve në veshka.

Cili është kontributi juaj shkencor në këtë rast?

Konkretisht, kam bërë një lidhje shkencore midis dy zbulimeve: 1) Përdorimi i antibiotikëve rrit rrezikun e krijimit të gurëve në veshka dhe 2) Zbulimi që shkenca ka gjetur para shumë vitesh se antibiotiket duhet të shoqërohen me probiotik. Këtë e konstatoj pasi kam bërë një analizë retrospektive. Personalisht mendoj që ky rrezik i zbuluar tani, do të reduktohej nëqoftëse antibiotikët do të shoqërohen me probiotikë. Shkencëtarët (UK) kanë neglizhuar sepse nuk kane paraqitur ne studim se këta pacienta, të cilët kanë përdorur antibiotikë dhe kanë krijuar gurë në veshka: “A i kanë shoqëruar antibiotikët me probiotik apo me vitamina”. Këtë pyetje ia kam dërguar këtij grupi shkenctarësh. Gjithashtu, mbasi ka dalë ky përfundim shkencor, personalisht kam rikonsultuar dhe testuar (Echo renale, etj) plot paciente/ë, të cilët gjatë këtyre 13 viteve i kam trajtuar me antibiotike dhe shoqëruar me Probiotik (Fermental) dhe konstatova që ata nuk kanë krijuar gurë në veshka. Qartësisht, duke bërë një analizë konstruktive, të mëtejshme të këtyre pacientëve, del që jam para një zbulimi shkencor, të cilin do t’a formuloj shkencërisht dhe do ta nis drejt këtij grupi shkenctarësh (UK), të cilët studiuan dhe arritën në përfundimin shkencor që përdorimi i antibiotikëve rrit rrezikun e formimit të gureve renale (Veshkave). Konkluzioni personal, shkencor eshte:” Pacientet/ët, të cilët antibiotikët i shoqërojne me Probiotik, rreziku për të krijuar gurë në veshka është minimal, pothuaj ZERO”.

kim drasa foto

Çfarë do u këshilloni qytetarëve…?

Antibiotikët rrezikojnë për formim të gurëve në veshka kur përdoren nga goja (për os) dhe jo kur përdoren me injeksione sepse në këto raste nuk thithen në zorrë por direkt nga gjaku.

1) Shpjegimi i mundshëm për këtë zbulim, përfshinë alterimet në Mikrobione, veçanërisht efektet mbi bakteriet oxalate – degraduese siç është Oxalobacter Formigenes.

2) Mjekët duhet të jenë të rezervuar deri “dore shtrënguar” kur mendojnë për t’i filluar antibiotikë pacientëve.

3) Farmacistët mos të bëjnë si “doktorë” sepse ju japin pacienteve antibiotike sipas “mides” së tyre.

4) Prindërit duhet t’a dinë mirë se fëmijët e vegjël dhe adultë nuk duhet të trajtohen me antibiotikë sikur po ju japin “supë”.

5) Pacientët me gurë në veshka edhe ata pacientë, të cilët e kaneëGenetike krijimn e gurëve në traktin Urinar duhet të mendohen “100 x” para se të fillojnë antibiotikë. Domosdoshmerish duhet t’ia thonë mjekut, kur ai mendon për t’i filluar antibiotikët që ata janë me gurë në veshka por duhet të kenë fat që edhe mjeku të ketë lexuar për këtë lidhje.

6) Jo çdo pacienti që ka temperature duhet t’i fillohen menjëherë antibiotikë. Kam konstatuar shpesh here raste, të cilët janë trajtuar me antibiotikë me doza të larta kur në fakt kane qene raste Virale kryesisht tek fëmijë të vegjel, bile në QSUT dhe pacienti 7 vjeç, dërgohet në Greqi ku doli se kishte Ethe mesdhetare Familiare (Genetice) pra nuk lejohet t’i përdoren antibiotikë por vetëm antipiretik, etj.

7) Personalisht asnjë pacienti deri më sot nuk i kam rekomanduar antibiotikë pa i vendosur diagnozën. Kështu duhet të veprojnë të gjithë mjekët.

8) Pacientë dhe mjekë duhet të mos harroni se antibiotiku nuk duhet të fillohet menjëherë kur pacienti ka vetëm temperaurë por duhet të ketë plus simptoma ose shenja të tjera.

10) Arsyet e bollshme për të inkurajuar administrimin e antibiotikëve tashme ekzistojnë, por roli i mundshem i ekspozimit ndaj antibiotikëve në kontributin e rritjes së prevalencës të krijimit të gurëve në veshka tek fëmijet dhe adultet është një arsye tjetër, e cila të bën të mendohesh mirë kur ke idenë për të pranuar fillimin e antibiotikut.

11) Mos harroni asnjëherë se: “Perendoi përgjithmonë koha kur antibiotikët i shoqeroni me Vitaminë C ose Vitaminë B complex”. Personalisht kam 13 vite që nuk iu japë, kurrë më, asnjë antibiotik, të shoqëruar me vitamina, por vetëm me probiotik (Fermental).

12) Paciente/ë të nderuar edhe kur mjeku iu jep recetën me antibiotike + Vit C ose B complex, ju mos i merrni këto Vitamina por ndërrojeni, pa frikë, me probiotik.

13) Antibiotikët orale (kur merren nga goja) duhet detyrimishte të shoqërohen me probiotik (Fermental, etj). Jo vetëm sa fillon, por të vazhdojë edhe për 2-3 ditë pasi mbaron kura me antibiotikë.

14) Organet komptente duhet të marrin parasysh për të vendosur, në protokoll, zbulimin shkencor, të para shumë viteve: “Antibiotiket duhet të shoqërohen detyrimisht me probiotik”.

15) Ministria e Shendetësisë duhet të nxjerrë sa më parë urdhëresen:” Absolutisht, antibiotikët oralë (për os) për të gjitha moshat duhet detyrimisht të shoqerohen me probiotik dhe në asnjë rast me grupin e vitaminave”.

/Gazeta Panorama

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›