E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Progres Raporti/ KE vlerëson legjislacionin për Bankën e Shqipërisë, thekson përafrimin me standardet europiane

Raporti i KE-së për Shqipërinë, vlerësohet përafrimi i politikës monetare me BE-në! Ligji i ri për Bankën e Shqipërisë, në fokus

Komisioni Europian ka vlerësuar nivelin e përafrimit të Shqipërisë me legjislacionin e Bashkimit Europian në fushën e politikës monetare, në Raportin e Progresit për vitin 2026, të publikuar këtë të mërkurë.
Në dokumentin e Brukselit theksohet se Shqipëria ka arritur një nivel të lartë përafrimi me acquis-in e BE-së sa i përket ndalimit të aksesit të privilegjuar të sektorit publik në institucionet financiare.

“Për politikën monetare, Shqipëria ka një nivel të lartë të përafrimit me acquis-in e BE-së në lidhje me ndalimin e aksesit të privilegjuar të sektorit publik në institucionet financiare. Legjislacioni është i përafruar me acquis-in e BE-së për pavarësinë e bankës qendrore dhe ndalimin e financimit monetar të sektorit publik”, thuhet në pjesën e raportit të cituar.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›