E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

"Të gjitha u dogjën, u bënë shkrumb", banorët tregojnë detaje nga shpërthimi në Elbasan

Shpërthimi i regjistruar këtë të mërkurë në një banesë Elbasan ka tronditur banorët e pallatit dhe zonës të cilët kanë marrë dëmtime në apartamentet e tyre. Një zonjë për Euronews Albania bën me dije se nga shpërthimi dhe zjarri i janë djegur të gjitha gjërat në banesë.

“Pafund, i kam patur të gjitha brenda dhe u dogjën e u bënë shkrumb”, tha një banore të cilës iu dëmtua banesa nga shpërthimi.

Një banor tjetër ka treguar detajet e para pas shpërthimit teksa u shpreh se zona ishte mbuluar me tym të zi. Sa i përket të lënduarve, ai theksoi se tani janë mirë pasi kanë marrë ndihmën mjekësore.

“Unë banoj në kat të parë. Unë isha në lokal me një shokun tim kur dëgjuam një zhurmë bum. U turra me vrap bashkë më shokun, e pash plakën shtrirë. Mora edhe nusen e nxora jashtë. Ishte tym i zi nuk hyje dot”, tha një banor tjetër.

Lajme të Sugjeruara

8 të lënduar nga shpërthimi në Elbasan, mes tyre edhe një fëmijë! Ministria e Shëndetësisë jep detaje

8 të lënduar nga shpërthimi në Elbasan, mes tyre edhe një fëmijë! Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Shpërthimi në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! 8 persona të asfiksuar në spital

Shpërthimi në Elbasan, humb jetën 83-vjeçarja! 8 persona të asfiksuar në spital

Goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike në Tiranë, vihen pranga dy persona

Goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike në Tiranë, vihen pranga dy persona

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›