Progresraporti/ KE ngre shqetësimin: Paraburgimi në Shqipëri i tepruar, të përdoren masa alternative

Në progresraportin e KE për Shqipërinë ngrihet edhe shqetësimi për përdorimin e tepruar të masës së arrestit në burg. Në raport thuhet se “paraburgimi vazhdon të mbetet masa kryesore shtrënguese”, duke theksuar se “institucionet duhet të marrin masa për të garantuar përdorimin më efektiv të masave alternative ndaj paraburgimit.”
“Problemet që lidhen me të drejtat procedurale të personave të dyshuar dhe të akuzuar vazhdojnë të jenë të pranishme dhe duhet të adresohen, përfshirë çështje serioze që kanë të bëjnë me të drejtën për informim gjatë procedimeve penale, mbrojtjen e parimit të prezumimit të pafajësisë, të drejtën për të pasur akses te një avokat që në fazat më të hershme të hetimit, si dhe aksesin në ndihmë juridike në kohën e duhur.
Paraburgimi vazhdon të mbetet masa kryesore shtrënguese e vendosur gjatë fazës së hetimit dhe në pritje të gjykimit. Institucionet përkatëse duhet të marrin masa për të garantuar përdorimin më të gjerë dhe më efektiv të masave alternative ndaj paraburgimit”, thuhet në raport.
Në raport kërkohet gjithashtu rifillimi urgjent i monitorimit elektronik, i pezulluar që prej vitit 2019, për të mbikëqyrur respektimin e “arrestit në shtëpi” dhe shërbimit të provës.
Lajmi kryesor:

