E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektet 2027–2029, ja rrugët prioritare për investim

Qeveria shqiptare ka identifikuar një seri projektesh prioritare me status “të maturuar” për periudhën 2027–2029, të cilat konsiderohen të gatshme për financim dhe zbatim, pasi kanë kaluar fazën e studimit të fizibilitetit ose ndodhen në një stad të avancuar përgatitjeje teknike.

Lista e projekteve me një vlerë totale prej rreth 5.27 miliardë euro tregon një dominim të qartë të sektorit të transportit, veçanërisht atij rrugor dhe hekurudhor, që përthith një pjesë të konsiderueshme të investimeve të planifikuara.

Ndër projektet, evidentohet ndërtimi i bypass-it të Elbasanit, një ndërhyrje e rëndësishme për lehtësimin e trafikut dhe përmirësimin e lidhjes në një nga nyjet më të rëndësishme rrugore të vendit.

Realizimi i tij kërkon një investim prej rreth 240 milionë euro, duke e renditur ndër projektet më të mëdha infrastrukturore në listë.

Në të njëjtën linjë, një tjetër projekt strategjik është segmenti Milot–Balldren, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, me një vlerë mbi 213 milionë euro, që synon përmirësimin e ndërlidhjes veri–jug dhe integrimin në rrjetet rajonale.

Lista përfshin gjithashtu një sërë projektesh të tjera rrugore me rëndësi kombëtare, si: Ndërtimi i aksit Elbasan–Lekaj, pjesë e Korridorit VIII, me një investim prej rreth 360 milionë eursho, zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës dhe rrugës Tiranë–Ndroq–Plepa, etj.

Përveç rrugëve, projektet e maturuara përfshijnë edhe investime në transportin hekurudhor dhe detar, si dhe në sektorin e energjisë dhe mjedisit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›