Projekti Berat–Ballaban/ Rama: Punimet me ritme të larta në të tre Lotet, drejt fazës përmbyllëse

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet për realizimin e projektit “Berat–Ballaban”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpeh se punimet vijojnë me ritme të larta në të tre Lotet, duke hyrë në fazën përmbyllëse.
Rama shtoi se do të krijohet një infrastrukture rrugore më e sigurt dhe funksionale për të gjithë përdoruesit e rrugës dhe banorëve të zonave përreth.
“Punimet për realizimin e projektit “Berat–Ballaban” po vijojnë me ritme të larta në të tre Lotet, duke hyrë në fazën përmbyllëse.
Pjesa kryesore e punimeve për ndërtimin e trupit të rrugës, veprave të artit dhe elementeve të tjera infrastrukturore është përfunduar
Aktualisht po punohet për realizimin e shtresave asfaltike;
– vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale;
– instalimin e barrierave metalike mbrojtëse (guardrail).
Punimet po vijojnë me intensitet, drejt përfundimit të plotë të projektit dhe krijimit të një infrastrukture rrugore më të sigurt dhe funksionale për të gjithë përdoruesit e rrugës dhe banorëve të zonave përreth”, shkruan Rama./abcnews.al