E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti TID, Zhupa: Kërcënohet trashëgimia historike e Durrësit

Deputetja e PD Ina Zhupa, ka zhvilluar takime me banorët e Durrësit për të parë nga afër zbatimin e projektit TID “Tourism Improvement District”, një nismë që synon zhvillimin turistik dhe urban të zonave historike me mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

“Nuk është projekt për të mirë publike, është për të mirë private. Klienteliste, kush janë klientë me lidhje me pushtetin, nuk do i shembet”, tha Zhupa.

Zhupa u shpreh se projekti po zbatohet pa transparencë dhe pa kritere të qarta, duke dëmtuar trashëgiminë historike të qytetit.

Banorët e zonës kërkojnë konsultim publik, transparencë dhe ruajtjen e objekteve me vlera historike.

“Kjo është shtëpia ime, brenda mund të shikoni muret otomane, të paprekura. Këta më thonë dil jashtë ti, ta bëj lulishte për oborr për pallatet e reja”, u shpreh një banore.

Zhupa kërkoi që Ministria e Kulturës dhe AADF të ndalin menjëherë ndërhyrjet derisa të rishikohen planet dhe të respektohet historia e qytetit bregdetar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›