E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

PRISHTINË, 17 prill /ATSH/ Prokuroria në Kosovë ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën për vrasjen e të ndjerës Liridona Ademaj në fund të nëntorit të vitit 2023.

Kjo kërkesë sot u paraqit nga prokurorja, Javorka Perlincceviç gjatë paraqitjes së fjalës përfundimtare.

Aktualisht në seancë fjalën përfundimtarë është duke e paraqitur Leonardi, vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj e cila u vra më 29 nëntor 2023 në Prishtinë e cila u paraqit si grabitje.

Në seancen për vrasjen e Liridona Ademaj burgim të përjetshëm për vrasjen e motrës së tij kërkoi edhe vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›