Promovim i produkteve artizanale që ruajnë traditën

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu vuri sot theksin te promovimi i produkteve artizanale dhe ruajtja e traditës.
Manastirliu vizitoi poçerinë e familjes Plaku në Farkë, një punishte me mbi 500 vite traditë ku Delti Plaku ka trashëguar zanatin nga i ati, mjeshtri Bashkim Plaku.
Nddërsa vlerësoi produktet artizanale, Manastirliu u shpreh se ato trashëgojnë kulturën dhe traditën vendase duke e ndërthurur njëkohësisht atë me elementë modernë.
“Përveçse krijon punime të veçanta prej balte, Bashkim Plaku u mëson edhe të rinjve këtë mjeshtëri të vjetër, duke ruajtur një trashëgimi që sot e sheh në shumë restorante e bujtina, të cilat përdorin enë dhe objekte të punuara me dorë nga poçeritë tradicionale, të cilat janë kthyer edhe në një atraksion turistik për këtë zonë”, u shpreh Manastirliu.
Mjeshtri Bashkim Plaku u shpreh se vitet e fundit vihet re rritje e interesit dhe kërkesës për këto produkte që janë pasuri e zonës së Tiranës, por edhe e gjithë vendit.
/m.m/ /a.g/