Promovohet libri i Edi Ramës / “Në Sofrën e Hënës”, përmbledhje reflektimesh të iftareve në vite

Ne sofren e henes. Kryeministri i Shqiperise promovoi librin e tij me te ri, nje permbledhje reflektimesh te iftareve organizuara nder vite dhe per fene islame.
Ne nje mbremje iftari me figura te shquara e jo vetëm, Rama zbuloi nga erdhi frymezimi per kete liber, pse zgjodhi muajin e shenjte te ramazanit per te nxjerre librin dhe jo me heret.
“Ka qenë shtysa të disa miqve mysliman që agjërojnë që t’i përmblidhja këto fjalë në këtë libër. Dhe e thashë dhe më parë, sot dëshirova që prezantimin ta bënim në mënyrë modeste. Arlinda e kishte gati librin përpara Panairit të Librit, por nuk ia dhashë dritën jeshile për ta nxjerrë në panair sepse vetvetiu do krijohej një tërheqje e pa merituar për gjithë ata autorë të tjerë që e kanë panairin një moment të rëndësishëm.”
Rama thote se eshte momenti per ti kushtuar me shume rendesi besimit ne zot. Jo vetëm si nevojë, por dhe si një trend global.
“Kam parë para jo shumë kohësh një anketim të bërë nivel global lidhur me besimin në Zot dhe ajo që ishte surpriza e organizatorëve të atij anketimi ishte që sa më shumë është rritur njohja, aq më shumë është rritur nevoja për besimin në Zot dhe në dekadën e fundit, besimi në Zot në rang global ka njohur një rritje anormale në krahasim me trendin e zakonshëm që ka pasur pas një ulje shumë të fortë në vitet ’60.”
Si feja islame, dhe traditat e saj thote kryeministri, jane edukate sociale, qe bashkon njerez, edhe të feve të ndryshme, madje edhe ata që nuk besojnë në zot, duke ndare me bashkëbiseduesit edhe kritika që ka marrë për iftaret që organizon.
“Njëri më çoi një mesazh shumë të egër kundër faktit që unë po organizoja një iftar në Kryeministri se Kryeministria është laike e ku di unë etj, ma shpalli ateizmin fuqishëm. Unë besoj që iftari është dhe për ateistët.”
Në fund, kryeministri zbuloi edhe projektin për një muze të artit islam.
“Projekti është i përbashkët për të ngritur edhe muzeun e artit islam në Shqipëri. Ne nuk e kemi një muze të tillë për fat të keq. Të gjitha vendet që kanë kulturë islame në organizmin e tyre kanë një muze të tillë, por dhe vende që nuk kanë një kulturë të mirëfilltë islame bashkëkohore, por mund t’i kenë në të shkuarën rrënje të kulturës islame, kanë muze të tillë dhe ne jemi duke punuar për projektin dhe do të jetë shumë bukur”