Prostitucioni sekuestro 2.5 mln euro vellezerve Shehu
TIRANE- Gjykata e Krimeve te Renda ka vendos dje sekuestron e pasurise se dy vellezerve Sokol dhe Aleksander Shehu te akuzuar per shfrytezim prostitucioni dhe pastrim parash. Nga ana e togave te zeza eshte konfiskuar pasuria ne vlere 2.5 milione euro e fituar nga te pandehurit me ane te aktiviteteve e te paligjshme. Ishte prokurori i ceshtjes Adnan Xholi i cili ne seancen gjyqesore te shqyrtimit te kerkeses se organit te akuzes per konfiskimin e pasurise se vellezerve Shehu dhe dy miqve te tyre lexoi konkluzionet perfundimtare duke kerkuar qe kjo pasuri me vlere mbi 2.5 milion euro ti kaloi ne pronesi shtetit. Nga ana tjeter kjo kerkese e prokurorit Xholi per konfiskim erdhi vetem pak kohe pasi Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda dhe ajo e Apelit kishte vendosur sekuestrimin e kesaj pasurie duke i dhene kohen e mjaftueshme vellezerve Shehu dhe te afermve te tyre te justifikojne kete pasuri. Shkaku qe vellezerve Shehu dhe miqve te tyre iu bllokua kjo pasuri eshte bere nje procedim penal i nisur nga autoritetet greke ne vitin 2006. Ata akuzoheshin per krijimit te organizates kriminale trafikimit te qenieve njerezore me qellim ushtrimin e prostitucionit dhe pastrimit te parave te gjitha keto ne bashkepunim. Pas njoftimit nga pala greke njesia Task-Forces e prokurorise se Tiranes ps disa muaj pas hetimesh identifikoi dhe bllokoi disa llogari bankare te vellezerve Shehu dhe te afermve te tyre ne Fier dhe Tirane te cilat qe dje kalojne perfundimisht ne llogari te shtetit shqiptar.