E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e 10 shkurtit thirrur nga PD, Kalemaj: Çdo formë legjitimohet. Vullneti popullor do vendosë suksesin e strategjisë

Pedagogu i Shkencave Politike, Ilir Kalemaj, ka komentuar protestën e thirrur nga Partia Demokratike më 10 shkurt, duke theksuar se çdo formë proteste është e ligjshme për sa kohë justifikohet nga aksioni politik.

Në emisionin “3D” më RTSH, Kalemaj u shpreh se rëndësi ka strategjia e opozitës dhe rezultati që ajo synon të arrijë përballë mazhorancës.

“Protestat janë një mjet politik, por unë mendoj se ajo që ka rëndësi është strategjia. Çdo formë legjitimohet përsa kohë që aksioni politik e justifikon në fund të ditës një rezultante. Dhe rezultantja, vullneti popullor për të rrëzuar një qeveri apo për të prodhuar një rrotacion, është ai që i vë vulën nëse është kjo strategji e opozitës e suksesshme apo jo,” tha Kalemaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›