Protesta e 75-të për Zvërnecin në Tiranë

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Në Tiranë ka vijuar edhe sot, në ditën e 75-të, protesta e qytetarëve, e cila nisi si kundërshtim ndaj investimit në Zvërnec dhe më pas u zgjerua me kërkesa për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit dhe duke ngritur njëkohësisht shqetësime të tjera lidhur me politikat për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.
Qytetarët adresuan shqetësimet e tyre për çështje të ndryshme.
Ptrotestuesit dhe aktivistët kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ndryshimin e ligjit zgjedhor, si dhe largimin e asaj që ata e cilësuan “kastë të vjetër politike”.
Pas fjalimeve të rastit, protestuesit vijuan me marshinin e përnatshëm.
/e.i/r.e/a.f/