E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e PD/ Skenari i njëjti, pas fjalës së Berishës, grupi i molotovit i drejtohet kryeministrisë

TIRANË- Pas përfundimit të fjalës së Sali Berishës, mbështetësit e tij sulmuan me molotov dhe fishekzjarrë godinën e kryeministrisë.

Këto pamje janë pothuajse të njëjta me protestat e mëparshme, që ka mbajtur PD, ku pas fjalës së doktorit, “grupi i molotovit” ka sulmuar menjëherë  godinën.

Protesta e thirrur nga PD, e cila zgjati pak më shumë se 60 minuta, vuri në gatishmëri Policinë e Shtetit.

Në terren ishin 1350 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat, të cilat u angazhuan për mbarëvajtjen e protestës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›