E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, të moshuarës i jepet ndihma e parë

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtunë në Korçë.  Mësohet se në banesën e përfshirë nga flakët jetonte vetëm një person, ndërsa dyshohet se zjarri ka ardhur për shkak të pakujdesisë.

Në vendngjarje ka ardhur edhe ambulanca, ku në pamjet e siguruara nga ABC News shihet se po i jep ndihmë një të moshuare për shkak të tymit, e cila fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga ana e grupit hetimor vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›