E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e kamionistëve në Mal të Zi bllokon doganën e Hanit të Hotit, qindra automjete presin prej 24 orësh

Qindra automjete të tonazhit të lartë kanë mbetur të bllokuara në doganën e Hanit të Hotit për më shumë se 24 orë, për shkak të protestës së Shoqatës së Kamionistëve në Mal të Zi.

Sipas informacioneve zyrtare, protesta ka filluar ditën e djeshme dhe pritet të vazhdojë deri nesër në orën 11:00, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme në kalimin e mallrave dhe transportin ndërkufitar.

Autoritetet kufitare po punojnë për të menaxhuar situatën dhe paralajmërojnë shoferët që të planifikojnë udhëtimet e tyre me kohë, pasi pritjet për hyrje dhe dalje nga pika e kalimit kufitar mund të jenë të gjata.

Në akset rrugore që të çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Malit të Zi, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e vogla, automjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve.

Policia e Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë, për respektimin e periudhës së kufizimit të lëvizjes, me qëllim shmangien e bllokimit të rrugëve apo të incidenteve të mundshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›