Protestat/ “Ju aq baltë po hidhni mbi mua…”, Rama publikon poezinë “Kundërshtarëve të mi” të Dritëro Agollit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mënyrë simbolike mes protestave që prej 36 ditësh po mbahen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke ndarë në rrjetin social Facebook poezinë “Kundërshtarëve të mi” të shkrimtarit Dritëro Agolli.
Përmes vargjeve të njohura të Agollit, Rama duket se përcjell një mesazh përballë kritikave dhe sulmeve, duke nënvizuar idenë se “balta” e hedhur nga kundërshtarët mund të shndërrohet në forcë, frymëzim dhe qëndrueshmëri.
Poezia “Kundërshtarëve të mi” është një nga krijimet më të njohura të Dritëro Agollit dhe trajton pikërisht mënyrën se si sulmet dhe përbaltja mund të kthehen në burim force dhe rilindjeje.
/rtsh.al/