Protestë në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues të kantierit dhe përplasen me policinë

Rrjoll, banorët protestojnë sërish kundër ndërtimit të resortit luksoz, përplasen me policinë
Situatë e tensionuar është regjistruar në zonën e Rrjollit, ku banorët kanë dalë sërish në protestë kundër ndërtimit të një resorti luksoz dhe janë përplasur me forcat e rendit.
Sipas informacioneve, incidenti ka nisur kur banorët janë afruar pranë zonës së punimeve, ku policia kishte vendosur perimetrin e sigurisë për të ruajtur kantierin. Përplasjet kanë ndodhur pasi protestuesit kanë tentuar të afrohen më tej në zonë.
Në kulmin e tensioneve, disa prej tyre kanë hequr një pjesë të rrethimit metalik të vendosur përreth kantierit të ndërtimit, duke rritur më tej përplasjen me forcat e rendit.
Banorët kanë tentuar gjithashtu të bllokojnë lëvizjen e mjeteve të rënda të punës, ndërsa policia ka ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe për të larguar protestuesit nga zona e punimeve.
/vizionplus.tv