E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vodhën xhirot ditore të 12 subjekteve, arrestohet 21-vjeçari në Lezhë, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin “Llogaritë” dhe ka vënë në pranga një 21-vjeçar, autor të disa vjedhjeve si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

Në pranga ka rënë shtetasi M. M., 21 vjeç, banues në Lezhë, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi E. U., 26 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit kanë bashkëpunuar për të vjedhur xhirot ditore, në 12 subjekte.

Punohet për kapjen e 26-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›