Protestë pro Palestinës, ekipi i Harris u mohon fjalën në Konventën Kombëtare Demokrate

Teksa pritet nga momenti në moment që Kamala Harris të mbajë fjalën e saj në ditën e katërt të Konventës Kombëtare Demokratike, një grup i vogël delegatësh “të paangazhuar” po protestojnë, duke kërkuar që një palestinezo-amerikan t’i jepet fjala në konvetë.
Ata janë kundër mbështetjes së SHBA-së për luftën e Izraelit në Gaza. Një zëdhënës e ka cilësuar si të papranueshme refuzimin e kërkesës që iu bë protestuesve.
“Të paangazhuarit” u zgjodhën gjatë zgjedhjeve paraprake demokrate në shtete të ndryshme dhe numërojnë rreth 30 nga më shumë se 2,400 delegatët në foltore.
Ata mbajtën shpresën se mund t’u jepej një vend në skenën kryesore, kur morën një “jo” përfundimtare nga fushata e Harris.
Jashtë zonës së konventës sot do të ketë gjithashtu një tubim dhe marshim pro-palestinez. Mijëra njerëz dolën për të protestuar të hënën, megjithëse shifrat ishin shumë më të pakta nga sa prisnin organizatorët.
/rtsh.al/