E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protestuesit hedhin molotov dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë

Situata në protestën e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë është përshkallëzuar pas përfundimit të fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, ku protestuesit kanë hedhur molotov dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë.

Në përgjigje të situatës, forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Tensionet janë rritur ndjeshëm në zonën përreth Kryeministrisë, ndërsa protestuesit janë zhvendosur në disa akse të bulevardit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›